Pep Guardiola ka zbuluar se anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, do të mungojë gjashtë javë për shkak të dëmtimit të ligamenteve në fitore ndaj Carddiff Cityt.
Reprezentuesi gjerman, i cili shënoi shtatë gola dhe krijoi 12 asistime në Premierë Ligë dhe Ligë të Kampionëve këtë sezon, do të qëndroj jashtë fushës në finalen e “Qytetarëve” në EFL Cup më 25 shkurt kundër Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
City ka konfirmuar mbrëmjen e së hënës që Sane ka qëndruar jashtë fushës si rezultat i lëndimit të tmerrshëm që ia shkaktoi Joe Bennett, i cili detyroi 22-vjeçarin të largohet nga fusha në mes të fitores 2 me 1 në FA Cup.
Duke folur për gazetarët para ndeshjes në shtëpi të së mërkurës kundër West Bromwich Albion, Guardiola konfirmoi se lojtari do të mungojë për gjashtë javë
Bennett, i cili u përjashtua nga fusha pas një tjetër incidenti që shkaktoi më vonë gjatë ndeshjes, i ka kërkuar falje publikisht lojtarit./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...