Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka deklaruar sot se veprimet e përbashkëta të KFOR-it dhe FSK-së në veri të vendit varen nga vullneti i asaj pjese të Kosovës.
Cuoci e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së rihapjes së urës në Mitrovicë, pas rindërtimit dhe renovimit nga FSK-ja dhe KFOR-i, shkruan Arbresh.info.
“Shpresojmë se do të ketë vullnet pasi të dy anët duhet ta shprehin vullnetin si qytetarët e pjesës veriore ashtu edhe ata të pjesës jugore. Në momentin që ata do të jenë të gatshëm ta pranojnë FSK-në edhe në veri”, ka thënë Cuoci.
Sipas tij, veprimi i sotëm është një shembull i asaj se çka është në gjendje të bëjë FSK-ja./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1676134842451601/
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...
Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia kontrollon disa lagj...
KFOR-i parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në Zu...
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për fajde
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...