Arturo Vidal ka deklaruar se është i kënaqur me debutimin e bashkëkombësit të tij, Alexis Sanchez dhe se e ka shikuar bashkë me agjentin e tij.
Sanchez kompletoi transferimin e tij nga Arsenali javën e kaluar dhe debutoi në fanellën e ‘djajve të kuq’ në fitoren 4 – 0 ndaj Yeovil Toën, në kuadër të FA Cup.
29 vjeçari impresionoj në 61 minutat e parë në fushë dhe tani pritet që ai të bëj startojë takimin e parë për United të mërkurën kundër Tottenham Hotspurs, në kuadër të Premeirligës.
“Ishe me Fernando Felicevich dhe e shikuam ndeshjen”, tha Vidal për Radio Cooperativa.
“Ishte mirë dhe jam i lumtur, sepse ai filloi të luaj përsëri”, shtoi ai.
“Ne shpresojm që ai të futet në ritëm dhe t’i dëshmoj kualitet e tij, që ne e dimë”, përfundoi ylli i Bayern Munich.
Ndryshe, Vidal në të kaluarën ishte shumë afër kalimit në United, por lëndimi në gjuri që kishte pësuar kishte bërë që gjiganti anglez të tërhiqej nga gara për të. /arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...