Google ADS

BE-ja dhe Britania ofrojnë përkrahje për të mbijetuarit e dhunës seksuale

11:59 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Conell, kanë premtuar përkrahje për personat e dhunuar gjatë luftës

Kjo u bë e ditur në takimin që po mbahet sot, për lansimin e procesit për zyrtarizimin e aplikimit për njohjen dhe verifikimin e personave të dhunuar gjatë luftës.

Apostolova me këtë rast tha se ani pse vonë, ajo është e lumtur që po përmbushet ky proces, dhe se BE-ja do ta përkrahë Kosovën edhe politikisht, por edhe financiarisht për të mbijetuarat.

Njësoj edhe ambasadori O’ Conell premtoi përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar, ndërkohë që përgëzoi Qeverinë e Kosovës për lansimin e këtij procesi që, sipas tij, është vonuar, sepse 18 vjet pas luftës, të mbijetuarat nuk kanë gjetur drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme