Google ADS

121 emigrantë të paligjshëm shpëtuan në lindje të Tripolit

11:21 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Rojet bregdetare libiane në Tripoli shpëtuan të hënën 121 emigrantë të paligjshëm të cilët u gjetën në bordin e një anije gome në bregun e rrethit Garabulli, në lindje të Tripolit.

Migrantët ishin nga 10 kombësi afrikane, duke përfshirë 95 burra, 12 gra dhe 14 fëmijë, sipas Zyrës së Informacionit të Gardës Bregdetare të Libisë, transmeton portali arbresh.info.

Pas dhënies së ndihmës humanitare dhe mjekësore, emigrantët e shpëtuar u dërguan në strehimin e rrugës Sikka të Agjencisë së Imigracionit Illegal në Tripoli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme