Nacho ka thënë se ‘Los Blancos’ nuk kanë frikë para përballjes ndaj PSG-së në Ligë të Kampionëve.
Mbrojtësi i Real Madridit ka pranuar se skuadra e tij nuk i frikësohet rivalit të ardhshëm në UEFA Ligë të Kampionëve duke thënë se janë në gjendje të fitojnë edhe këtë sezon turneun, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi një sfidë të vështirë përpara dhe ne jemi në gjendje perfekte për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht ai.
“Keni frikë nga PSG? Në jetë ka shumë gjëra tjera nga të cilat ne duhet të frikësohemi”
“Ata janë duke luajtur mrekullueshëm këtë sezon, por ne jemi Real Madridi dhe nuk kemi frikë. Jam i sigurt që ata nuk dëshirojnë të luajnë kundër nesh”
Derisa vazhdojnë të kenë probleme në kampionatin spanjoll dhe pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, shpresa e vetme për skuadrën e Zinedine Zidanes është Liga e Kampionëve./arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...