Shënjestra e Real Madridit, Neymar raportohet se i ka thënë Iscos se dëshiron që Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema të largohen nga Bernabeu për t’iu bashkuar gjigantit në La Liga.
Neymar tashmë ka siguruar reputacionin si njëri nga lojtarët më të talentuar në botë dhe ka qenë në luftë për çmimin “Topi i Artë” gjatë disa viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Ai aktualisht është duke luajtur te Paris Saint Germaini pas largimit nga Barcelona për 222 milionë euro gjatë verës.
Neymar ka qenë duke u kërkuar në formë të vazhdueshme për rikthim në Spanjës gjatë kohës së tij në Parc des Princes. Raportet e fundit sugjerojnë që 25-vjeçari ka qenë duke biseduar në rrjete sociale me bashkëlojtarin e mundshëm te skuadra e re rreth asaj se çfarë duhet të ndodhë që Real Madridi të finalizoj transferimin e tij.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, Neymar është në kontakt të rregullt me Iscon përmes rrjetit social WhatsApp.
Neymar dëshiron që Ronaldo të shitet para se largohet nga Parisi për transferim në Real Madrid. Braziliani ka kërkuar gjithashtu që Benzema të largohet pavarësisht se ia pëlqen vazhdimisht postimet francezit në Instagram./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...