Google ADS

Fërçkovski: Prioritet është identiteti, emri punë dytësore

09:14 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Profesori universitar, Lubomir Fërçkoski, në lidhje me bisedimet të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, sonte në emisionin “Top Tema” tha se përparësia për ne është identiteti, emri është i dytësore, dhe sipas tij, është arritur një marrëveshje për atë paketë.

“Tek ne prioriteti është identiteti dhe gjuha kombëtare të jenë maqedonase dhe të sigurohen ato. Emri, edhe pse duket se është çështja e parë, është në të vërtetë një çështje e dytë. Ne ishim socialiste, federale, popullore, kështu apo ashtu dhe ndoshta mund ta duronim Maqedoninë me një lloj prefiksi verior, e epërme etj. Ajo që është e rëndësishme, ne jemi maqedonas dhe kjo na definon neve. Këtu unë mendoj se është arritur një lloj pako dhe nervozizmi me tubimet publike në Greqi e dëshmon këtë”, tha Fërçkoski./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme