Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e mbrojtësit Ramiz Kelmendi rreth masës së paraburgimit ndaj aktivistit të VV-së Sadri Ramabaja.
Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga avokati Ramiz Krasniqi.
Sadri Ramabaja dyshohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për kryerjeve e dy veprave penale: Vrasje të përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe Përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Për të njëjtat vepra të dyshuara muaj më parë është arrestuar edhe një zyrtar tjetër i LPK-së, parti të cilës i ka takuar edhe Sadri Ramabaja.
Murat Jashari ishte arrestuar pas atentatit ndaj avokatit dhe ish-zyrtarit të lartë komunist, Azem Vllasit.
Vllasi kishte mbetur i plagosur me armë zjarri në sulmin që ishte kryer në banesën e tij në Prishtinë./Kallxo.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...