Ky është moti për sot në Shqipëri

08:11 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Territori vijon në kushtet e kthjellimeve deri në mesditë kur vranësira lokale shfaqen në Qendër dhe Jugperëndim të vendit.

Pasditja mbetet me kthjellime thuajse në të gjithë territorin duke përjashtuar ekstremin Jugperëndimor dhe Verior të Shqipërisë, ku do ketë vranësira të përkohshme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie të lehtë do shënojnë vlerat termike të mesditës, më e ndjeshme në zonat Lindore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2 ballë. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme