Këshilla të vlefshme për ju që e keni planifikuar dasmën në vitin 2018

01:40 | 30 Janar 2018
Trina Galanxhi

Nëse planifikoni të martoheni këtë vit dhe dëshironi që dasma juaj të jetë më e mira ndonjëherë që keni parë duhet t’i keni parasysh këshillat e mëposhtme.

Martha Stewart kërkoi bizneset e planifikimeve më të mira të martesave, për të parashikuar tendencat më të nxehta të dasmave për 2018.

  1. Në vend të barit klasik, ekspertët thonë se duhet të përfshini disa gjethe të gjalla, të freskëta në tavolinat, dhe kjo do ta bëj vendin më me stil dhe të modës.
  2. Edhe pse disa nuseve iu pëlqen të rrethohen me petale trëndafilash dhe me qirinj, viti 2018 do të jetë gjithçka për vazot e luleve. Ekspertët thonë se një ndërrim i tillë është shumë më me stil, duke sugjeruar paketimin e vazove me mëndafsh.
  3. Kultura:

Çiftet duhet të dalin nga traditat e huaja dhe të përqafojnë traditat dhe zakonet lokale, si për shembull përcjellja me kitare si në Mal të Zi, ose përformanca e salsas së Spanjës.

  1. Shoqërueset e nuses

Gjatë vitit 2018, nusja mjafton të ketë vetëm një shoqëruese nderi.

  1. Dyshemeja e vallëzimi:

Zëvendësoni një dysheme tradicionale të bardhë me një mermer nëse dëshironi të bëni një ndryshim.

Planifikuesit thonë se një fotot e nuses dhe e dhëndrit gjatë vallëzimit në mermer do të jetë ajo që çdo çift do e dojë në albumin e tyre të dasmës gjatë vitit të ardhshëm.

  1. Buqeta e luleve:

Sipas një luleshitësi trendi kryesor për buqetën e martesës vitin e ardhshëm do të jetë më i thjeshtë. Zonjat do të lusin të kenë vetëm nga një lule në vend të buqetës.

  1. Qirinj të ngarkuar                                                                                                                                                                     Ekspertët rekomandojnë që t’i shpërndajnë nëpër tavolinë apo t’i hedhin nëpër dysheme, për të pasur një dekor klasik./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme