Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama e cila së fundi ishte personazhi më mediatik, i është nënshtruar edhe një operacioni.
Por, kësaj radhe nuk ka të bëjë me peshën e saj, janë sytë pjesa më e ndjeshme të cilën Bigu ka vendosur ta prekë këtë herë, për të përmirësuar shikimin.
Çuditërisht tërë këtë proces ajo vendosi që ta shfaqë direkt nëpërmjet Instagramit, teksa duket mjaft e guximshme dhe e qetë ani pse po ndërhyn në diçka kaq të rëndësishme sa syri.
Të gjithë e njohin Bigun si një femër tejet origjinale me veprime që i rrjedhin krejt natyrshëm, e mbase kjo e bën të pëlqehet, meqë është përherë vetvetja.
Rikujtojmë se kohën e fundit, këngëtarja nga Maqedonia ishte kryefjalë e shtypit rozë fillimisht për deklaratën se kishte nisur një romancë e cila po e dërgonte drejt martesës, por kjo nuk zgjati shumë dhe u konfirmua për ndarjen./Kosovarja/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador