Dashuria për kafshët: Nëna dhe djali jetojnë me 14 arinjë

01:15 | 30 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një familje amerikane ndan “shtëpinë” e saj me 14 arinjë.

Monica Welde dhe djali i saj Johnny IV kalojnë ditët e tyre duke luajtur me arinjtë që peshojnë deri në 500kg, transmeton portali arbresh.info

Familja ka qenë të shqetësuar për arinjtë, prandaj edhe kanë vendosur që “t’i strehojnë ata”.

Vitin e kaluar familja e tyre u trondit, pasi burri i Monikës humbi jetën pas një sulmi në zëmër dhe dashuria për arinjë u vu në pikëpyetje.

Por me ndihmën e djalit, Monika arriti të kapërcejë dhimbjen dhe vazhdon të kujdeset për kafshët e saj të preferuara.

Ata kanë theksuar se arinjtë nuk sulmojnë askë dhe janë të sjellshëm edhe me të tjerët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme