Bananet zakonisht rriten nëpër vende tropikale, por në jug të Japonisë ndodh e kundërta.
Ata i rrisin bananet në temperature -60 gradë, transmeton portali arbresh.info
Rezultati i këtij prodhimi është se inkurajon bimët të rriten më shpejtë, duke prodhuar kështu një banana që nuk është plotësisht e pjekur, duke e bërë atë më të hollë dhe të butë, pa lënë anash as lëvoren e saj e cila bëhet e ëmbël dhe e konsumueshme.
Kjo metodë e çuditshme e prodhimit quhet “zgjimi i ngrirjes në të shkrirë” dhe rezulton me një frut shumë të shijshëm.
Frutat e quajtura banane Mongee-tani janë në dispozicion në tregun japan.
Edhe pse ka prodhim të vogël, kompania kërkon që të zgjerojë prodhimtarinë e saj.
Sikurse në plot vende të botës, banana është frut i popullarizuar edhe në Japoni.
Japonia e importon shumicën dërrmuese të bananeve që konsumon, ndërsa banaet e Mongee mund të jenë lloji i parë që prodhohet në vend.
Shumë studime kanë theksuar se lëvorja e bananes përmban triptofan, vitaminë B6, magnez, zink dhe më shumë sheqer./arbresh.info/
https://twitter.com/hapahr/status/957216343933190145?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fqz.com%2F
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së