H&M i largon nga tregu çorapet për fëmijë ku dukej se ishte shkruar fjala “Allah” me shkronja arabe

22:49 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

H&M i largon nga tregu çorapet për fëmijë ku dukej se ishte shkruar fjala “Allah” me shkronja arabe

Kompania e veshjeve H&M I ka hequr nga tregu një model të çorapeve për fëmijë ngaqë vizatimi ngjasonte me fjalën Allah të shkruar në gjuhën arabe, raporton dailymail, transmeton arbesh.info.

Gjiganti suedez i veshjeve ka deklaruar që ky model i çorapeve nuk do të jetë më në treg nga frika se mund të jenë ofenduese për ndokënd.

Ky është skandali i dytë Brenda muajit për këtë kompani.

Skandali i parë ka qenë bluza ku shkruante “Majmuni më i mirë në xhungël” të cilën e kishte veshur një djalë amrikano-afrikan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme