Google ADS

Kapet vrasësi serik, kishte në cak homoseksualët

22:31 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Policia kanadeze thotë se janë në mes të në hetimi të “paprecedent” në kohën kur janë duke kërkuar për më shumë viktima të një vrasësi serik.

I vetëpunësuar në Toronto, Bruce McArthur, 66 vjeç, është duke u ballafaquar me pesë akuza të vrasjes së shkallës së parë, transmeton portali arbresh.info

Tri akuza kanë lidhje me burra që frekuentonin lagjen Fshati i Homoseksualëve.

Vrasjet raportohen të kenë ndodhur që nga viti 2015 e deri më 2017.

Sipas policisë dy viktimat kishin marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, ndërsa për viktimat tjera nuk dihet ende.

Hetuesi i çështjes beson që ka më shumë të vrarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme