Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, tha mbrëmjen e sotme se pjesa më aktive e shoqërisë shqiptare po largohet.
Kryemadhi tha se protesta e 27 janarit ia arriti qëllimit të saj, duke shtuar se ato do të vazhdojnë për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve.
Në vijim ajo shtoi se kjo protestë tregoi se Edi Rama nuk është shumica, pavarësisht se mund të ketë 74 mandate deputetësh. Në këtë kuadër, ajo shtoi se këto mandate u blenë duke përdorur miliona euro nga paratë e drogës.
Kryetarja e LSI theksoi se protesta kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe ishte tërësisht qytetare.
Sipas saj, qytetarët nuk dalin për të protestuar për pushtetin e njërit apo tjetrit kryetar partie, por për shkak të problemeve dhe halleve që kanë.
Në këtë kuadër, Kryemadhi tha se sot Shqipëria kataksat më të larta në rajon, por jemi vendi më i varfër.
“Qytetarët presin sot diçka të re, por kjo e re nuk është Edi Rama, që ka 20 vjet në pushtet”, tha Kryemadhi.
Në vijim ajo shtoi se shqiptarët duhen ndërgjegjësuar dhe unë e kam thënë që ka një zhgënjim të tyre nga politika./syri.net
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...