Google ADS

Në prag të vdekjes tregon kush e qëlloi

21:14 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Një grua në Pakistan është qëlluar për vdekje nga një person që i propozoi për martesë, transmeton portali arbresh.info

Aasma Rani pak para vdekjes arriti të identifikojë autorin e krimit makabër.

Media lokale thotë se policia ka emëruar Mujahidullah Afridi si të dyshuarin kryesor.

Ai është nipi i presidentit të qarkut Abbottabad, Imran Khan.

Viktima u qëllua tri herë para shtëpisë së saj. Sipas familjarëve ajo kishte marrë edhe më parë kërcënime nga Mujahidullah.

Ata kërkojnë drejtësi nga autoritetet në rangjet më të larta, që përfshijnë edhe Imran Khan.

Videoja në vazhdim mund të jetë e rëndë për persona të ndjeshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme