Presidenti gjerman: Siria nuk është gati për kthim masiv të refugjatëve

21:16 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeie, gjatë një vizite në Liban ku është takuar me homologun e tij  Michel Aoun, ka deklaruar se është shumë herët që të bëhet riatdhesimi i refugjatëve sirianë.

Ai ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare në masë të madhe do të duhet të vazhdojë të mbështesë vendet e Lindjes së Mesme që kanë strehuar miliona refugjatë, transmeton portali arbresh.info

Rreth 1 milion refugjatë sirianë jetojnë në Liban.

Qeveria e Libanit ka deklaruar se mëqë Damasku ka marrë nën kontrollë një pjesë të madhe të Sirisë  “është koha për të riatdhesuar refugjatët”.

Lufta civile e Sirisë vazhdon të përhapet në disa pjesë të vendit, ndërsa disa pjesë të tjera kanë pësuar dëme katastrofike nga lufta e gjatë.

Steinmeier ka vizitiar kampin e refugjatëve afër Azraq, që është kthyer në shtëpi për më shumë se 36 mijë refugjatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme