India ka rreth 21 milion vajza “të padëshiruara”

20:49 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Dëshira e prindërve në Indi për të pasur djem në vend të vajzave, ka lënë rreth 21 milionë vajza të “padëshiruara”, vlerëson një raport qeveritar.

Raporti i ministrisë së financave ka gjetur se çifte nuk janë ndaluar së bëri fëmijë deri në momentin që kanë trashëguar një djalë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Autorët e kanë quajtur këtë “formë delikate” të preferencës së djalit që kanë dërguar edhe në aborte të seksit, por kanë paralajmëruar se ky lloj mentaliteti mund të dërgojë në një numër të vogël të vajzave në të ardhmen.

Preferenca për të pasur djalë është traditë në shoqërinë indiane, që tani po kthehet në një problem shoqëror.

Autorët zbuluan se rreth 63 milionë gra janë “zhdukur” nga popullsia e Indisë, sepse preference për djemtë ka dërguar në aborte selective.

Testet për të përcaktuar seksin e fetusit janë të paligjshme në Indi, por ato ende ndodhin dhe mund të çojnë në aborte të përzgjedhura nga seksi.

Në shtetet e Punjabit dhe Haryanës janë rreth 1.200 djem të moshës shtatë vjeç, ndërsa vajza janë vetëm 1 mijë të së njejtës moshë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme