Kate Winslet bëhet pishman që ka punuar me disa regjisorë

20:37 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur e filmit “Titanik” më në fund është shprehur hapur se ndjehet keq që ka punuar me disa regjisorë, edhe pse nuk ka përmendur emra.

Në bazë të spekulimeve të fundit në botën e filmit, supozohet se ajo ka folur për regjisorin Woody Allen, transmeton portali arbresh.info

Gjatë një fjalimi në Londër ajo ka shprehur “keqardhjen për vendimet e varfëra që ka marrë, të cilat e kanë shtyrë të punojë me disa persona që nuk do të dëshironte të punonte”.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, regjisorët me të cilët ka punuar ajo dhe që janë në “gojën” e mediave për ngacmime seksuale janë Roman Polanski dhe Woody Allen.

Megjithatë, gjatë një interviste për NYT, rreth regjisorit Allen ajo është shprehur “se ende nuk mund të besojë se cilat janë të vërtetat dhe cilat gënjeshtrat”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme