6 gjërat që e bëjnë një femër më tërheqëse për meshkujt, sipas shkencës

20:18 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Prej kohësh egziston dilema se çfarë pëlqejnë meshkujt te një femër. Pas shumë konkludimeve, shkencëtarët kanë arritur në përfundim se janë gjashtë karakteristika që pëlqejnë meshkujt.

Sipas, Dr. Midge Wilson në Universitetin DePaul, në Çikago, Illinois, djemëve së pari u shkon në mendje nëse jeni të përkryer për ta, shkruan The Sun, transmeton portali arbresh.info

Ja cilat janë gjashtë karakteristikat që pëlqejnë meshkujt te një femër:

  1. Zë të fuqishëm

Zëri mund të tregojë për ju. Hulumtuesit në University College në Londër thonë se zëri i fuqishëm i një femre përfaqëson rininë e saj dhe trupin e saj femëror.

  1. Buzëqeshja

Dhëmbët  e bardhë padyshim që bëjnë një diferencë të madhe. Hulumtuesit nga Universiteti ‘British Columbia’ kanë deklaruar se dhëmbët e bardhë dhe buzëqeshja janë një ndër pikat e forta që tërheqin meshkujt.

  1. Sa më pak grim

Sa më pak grim, aq më mirë për ju. Studimet e kryera nga Bangor Univeristy në Wales thonë që meshkujt preferojnë femrat që përdorin pak grim.

  1. Vithe të mëdha

Femrat me vithe të mëdha kanë përparësi. Studimet thonë se meshkujt preferojnë femrat me vithe të mëdha.

  1. Flokë të shëndoshë

Flokët e gjata dhe të shëndritshëm do të jenë një përparësi e madhe. Flokët e shëndoshë janë tërheqës sepse lidhen me shëndetin e mirë.

  1. Veshja me ngjyrë të kuqe

Ngjyra e kuqe shfaq sensualitetin tek një femër. Ngjyra e kuqe gjithmonë ka qenë e lidhur ngushtë me seksin, prandaj nëse femrat kërkojnë që të jenë tërheqëse para një mashkulli, mjafton të veshin një fustan të kuq, në mënyrë që ai të bjerë në dy gjunjë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme