Të paktën 36 persona kanë humbur jetën në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi.
Viktimat gjetën vdekjen si pasojë e rrëzimit të autobusit në një lum me 55 pasagjerë në bord, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info
Autobusi shtetëror ra nga një lartësi prej 10 metrave në lumin Bharirav, pasi që shoferi humbi kontrollin e automjetit në veri të Kalkutës.
Trupat u nxorën pas gjashtë orëve operacion të kërkim-shpëtimit, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në një spital lokal.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, kurse familjet e viktimave do të kompensohen me nga 7,865 dollarë secila./Arbresh.info/
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...