Gjatë ditës, Agjencia Kundër Korrupsionit doli me një opinion ku vendimi për rritjen e pagave nga kryeministri Ramush Haradinaj u cilësua si i jashtëligjshëm.
Në këtë opinion thuhej se ky vendim ishte në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
“Është shfaqur situate e konfliktit të interest rast për rast te votimi dhe nënshkrimi i vendimit të qeverisë nr.04/20 për rritjen e pagave të disa pozitave në kabinetin qeveritar”, thuhet në opinion.
Por, duket se Qeveria e Kosovës nuk do ta marrë parasysh këtë opinion të AKK-së.
Halil Matoshi, këshilltar për media i kryeministrit Haradinaj, ka thënë për lajmi.net se opinioni i Kundër Korrupsionit është më tepër udhëzues.
Ai thekson se vendimi i Qeverisë është në përputhje të plotë me ligjin.
“Sot e kemi pranuar një opinon nga Agjencioni Kundër Korrupsion, i cili e shtjellon çështjen e vendimit të Qeverisë për nivelizimin e pagave të një kategorie të zyrtarëve dhe si i tillë ky opinon është më tepër udhëzues dhe në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të përgatitjes së një përgjigje e cila do të sqarojë se vendimi i Qeverisë është në përputhje të plotë me Ligjin”, ka thënë Matoshi.
“Qeveritë e zgjedhura në mënyrë legale çdo ditë marrin vendime për funksionimin e tyre për nga veprimtaria e tyre dhe kjo nuk paraqet kurrfarë konflikti interesi”, thotë tutje këshilltari i kryeministrit.
Matoshi nuk ka dashur të komentojë vendimin eventual të Gjykatës Kushtetutese, pas kërkesës së deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.
Ai ka thënë se nuk dihet nëse kjo gjykatë do ta shqyrtojë kërkesën në fjalë.
“Realisht ne nuk i preiudikojmë vendimet e gjykatave të rregullta aq më tepër verditket nëse do ta shqyrtojë apo jo Gjykata Kushtetuse këtë shkresë të deputeted në fjalë”, ka përfunduar Halil Matoshi për lajmi.net
Ndryshe shefi i qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj ditë më parë kishte vendosur për rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.
Pagën e tij Haradinaj e kishte bërë 2 mijë e 950 euro.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...