Prezantohen liderët botëror të teknologjisë që do të marrin pjesë në DOKU:TECH

14:58 | 19 Korrik 2015
Arbresh.info

DOKU:TECH- është konferenca më e madhe rreth teknologjisë që mbahet në Kosovë dhe ka lindur si

rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE Foundation dhe tashmë në

edicionin e dytë të organizimit bën zyrtarisht prezantimin e disa prej folësve kryesor që janë liderë

botëror në teknologji.

DOKU:TECH- do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar dhe

eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e teknologjisë në

mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve. DOKU:TECH që do të shpaloset në datat

8-9 gusht në Prizren, do të ofrojë frymëzim dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit që

do të kenë mundësi të përfshihen, të jenë aktiv, të dëgjojnë dhe gjithashtu të sfidojnë folësit gjatë

prezantimeve.

“Ekziston një komunitet inovativ, kulturor në Kosovë dhe Ballkan që po avancohet dita ditës, dhe që

bashkëveprojnë ngushtë me fushat e reja të eksplorimit, brezin e ardhshëm dhe industritë moderne

në botë ” pohon Kushtrim Xhakli, producent i DOKU:TECH. ” Tema e këtij viti është nxitur dhe është

ndërtuar pikërisht për këtë komunitet – ata entuziastë të cilët janë të pasionuar nga teknologjitë dhe

perceptimet e reja ”

Folësit kryesor në konferencën e këtij viti përfshijnë:

 

Esther Dyson, udhëheqëse e EDventure Holdings, një vizionare e inovacionit dhe personi me me

influence ‘par excellence’ në fushën e teknologjisë në botë. Aktiviteti i saj primar është investimi në

kompanitë e reja me një fokus të veçantë në projektet që gërshetojnë teknologjinë me kujdesin

shëndetësor/gjenetik, kompanitë që kane për qëllim zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe kompanitë që

eksplorojnë hapësirën. Ajo është investitore dhe anëtare e bordit në shumë kompani të njohura si

(Square, Evernote, 23andMe, Meetup, XCOR Aerospace, Yandex, Flickr dhe shumë të tjera). Dyson

gjithashtu cilësohet si “gruaja më me ndikim në industrinë e teknologjisë”.

 

Kentaro Toyama, është një shkencëtar i kompjuterikes dhe studiues i zhvillimit ndërkombëtar, i cili

punon në marrëdhëniet e teknologjisë dhe zhvillimit global. Hulumtimi i Toyama-s në vizionin

kompjuterik përfshin ndjekjen automatike të objekteve në video. Një punim shkencor rreth ndjekjes

probabilistike, ku ai ka qenë si bashkë-autor kontriboj në fillimin e zhvillimit të produktit Microsoft

Kinect.

Yanki Margalit, është një sipërmarrës nga Izraeli dhe investitor, i njohur për ndërtimin e kompanisë së

sistemeve të sigurimit ‘Aladdin Knowledge Systems’, e cila u shit në vitin 2009. Ai është partner

investues në “Innodo Ventures” dhe aksionar në disa kompani teknologjike, pjesë e të cilave është

edhe SpaceIL. SpaceIL është një organizatë, që merret me teknologjinë hapësinore dhe që planifikon të

dërgoj një anije kozmike pa pilot në Hënë deri në fund të vitit 2015. Ky projekt aktualisht është në

konkurrencë për çmimin Google Lunar X.

Peter Sunde, është ekspert kompjuteri, artist dhe aktivist. Ai është i njohur si bashkë-themelues dhe

zëdhenës i “The Pirate Bay”, platformë shkëmbimi të fajllave, BitTorrent. Ai është gjithashtu

bashkë-themelues i Flattr, që lejon shërbimet e pagesave të vogla dhe donacioneve tek artistët dhe

kreatorët. Sunde është mjaft aktiv në komunitetin online sidomos në çështjet që lidhen me lirinë e

informimit, të drejtën e autorit dhe privatësinë në internet.

 

Elizabeth Stark, është një sipërmarrëse dhe lidere intelektuale e teknologjisë moderne. Ajo është

themeluese e StartBitcoin.org që përfaqësohet nga një grup i sipërmarrësve që po ndërtojnë të

ardhmen e valutave digjitale dhe teknologjive të decentralizuara dhe bashkëpunëtore tek Coin Center.

Stark më herët ka ligjëruar në Stanford dhe Yale rreth ndikimit të internetit mbi shoqërinë, ekonominë

dhe ligjin.

 

Lane Becker, është një figurë e njohur në skenën e teknologjisë në Silicon Valley me vite, është i

njohur për kontributin e tij si bashkë-themelues i kompanive “Get Satisfaction” dhe “Adaptive Path”,

kjo e fundit e njohur për pagëzimin e termave teknologjik si “blog ” dhe “ajax”. Becker është autor i

librit ” Get lucky: How to Put Planned Serendipity to Work for You and Your Business”, dhe më herët ka

qenë këshilltar për investime në firmën “Freestyle Capital” .

Laurent Haug, është një vëzhgues, strateg, investor, dhe lidhës i industrisë me shumë projekte të

inovative. Ai është partner biznesi në sipërmarrjen Anthemis dhe partner në “MKS Alternative

Investments”. Themelues i konferencës “Lift”, që është konferenca e parë rreth ideve në Zvicër që

diskuton për temat e inovacionit, teknologjisë, dhe shoqërisë. Haug është zgjedhur dy herë si personi

më me ndikim në Zvicër.

 

DOKU:TECH ka nderin të prezentoj femra udhëheqëse dhe të suksesshme këtë vit, ku mbi 40 % e

folësave të këtij edicioni janë të gjinisë femërore. Përveç Esther Dyson, DOKU:TECH gjithashtu do të

mirëpret Arikia Millikan, ish autore ne Wired tani VICE News, pastaj Elina Zheleva – Dizenjatore e të

menduarit modern, në mesin e shumë folëseve të tjera femra në këtë ngjarje.

DOKU:TECH është një ngjarje që i dedikohet kreativitetit, inxhinierisë, dhe inovacionit, gjithashtu një

konferencë gjithëpërfshirëse, ku ka hapësirë dhe mundësi për njohje dhe socializim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme