Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul zhvillohet këtë të hënë në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Evropiane.
Në këtë Asamble marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta evropiane, të qeverive të vendeve evropiane dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike, ku siç kanë njoftuar nga kjo parti, do të ketë takime me përfaqësues të lartë të politikës evropiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?