Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka zhvilluar takim me ministren e jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallstrom.
Pacolli ka thënë përmes një statusi në Facebook se Suedia i ka siguruar atij mbështetjen e pa rezervë ndaj shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:
Zhvillova një takim të rëndësishëm me ministren e jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Znj Margot Wallström. Ri-konfirmuam nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes dy vendeve dhe miqësinë në mes dy popujve.
E falënderova për gjithçka, që shteti nordik ka bërë para, gjatë dhe pas pavarësisë.
Suedia do të mbështetë pa rezerva rrugëtimin e integrimit evropian të vendit tonë, procesin e liberalizimit të vizave dhe projektet, që ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së shtetasve tanë. Ekzistojnë shumë mundësi ende të pashfrytëzuara edhe në nivelin dy-palësh. Duam dhe presim më shumë investime suedeze në vend./Arbresh.info
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...