Ndotja e ajrit diskutohet të mërkurën në Kuvend

14:56 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme miratoi kërkesën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për raportimin mbi cilësinë e ajrit në Prishtinë, e cila ka marrë përmasa shqetësuese.

Deputetja Besa Gaxherri në cilësinë e nënkryetares së komisionit ka kërkuar në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së të raportojnë urgjentisht institucionet përgjegjëse për cilësinë e ajrit.

Kërkesa e deputetes Gaxherri është miratuar dhe të martën në ora 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtori i KEK-ut, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, përfaqësuesit e Inspektoratit të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme