Pacolli vizitë zyrtare në Suedi

13:52 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë njëditore në Mbretërinë e Suedisë.

Gjatë kësaj vizite, kreu i diplomacisë kosovare fillimisht do të takojë në një takim dypalësh dhe më pas do të ketë një drekë pune me homologen e tij nga ky shtet, ministren e Jashtme, Margot Wallström, për të vazhduar takimin e radhës me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modéer.

Në orët e pasdites, Pacolli do të takohet edhe me përfaqësues nga Parlamenti suedez (Riksdag), respektivisht, Grupine Miqësisë Suedi –Kosovë.

Suedia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dyja vendet kanë arritur që të zgjerojnë dhe thellojnë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fronte..

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme