Dyfishimi i rrogave për kryeministrin, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët ka ngritur pakënaqësi të shumta. Krahas tyre, rritja prej 4% po konsiderohet si shumë e vogël edhe nga Sindikata e Arsimit.
Kryetari i kësaj sindikate, në një prononcim për Gazetën Express, ka bërë të ditur se së bashku me Sindikatat e Pavarura do të dalin me një qëndrim lidhur me kërkesën e tyre, pa e përjashtuar edhe mundësinë e futjes në grevë.
Rrahman Jasharaj tha që së shpejti kryesia ekzekutive dhe këshilli drejtues i BSPK-së do të vendosë cilat janë veprimet e përbashkëta në rast se kërkesat nuk plotësohen.
“Kemi konsideruar se federatat veç e veç nuk do të kishin ndonjë arritje, përveç se nëse do të shkonim të gjitha bashkë. SBASHK-u është kundër ngritjes 4%, por këtë çështje jemi marrë vesh që ta ngritim së bashku dhe të marrim vendime sindikale në kuadër të BSPK”, tha ai.
Ata po kërkojnë ose rritje mbi 10% ose 4% rritje të vlerës momentale të rrogës që merr kryeministri Ramush Haradinaj. E përkthyer në numra shuma të cilët Sindikatat kërkojnë që të ketë rritje është përafërsisht 120 euro.
“Ne nuk e pranojmë dhe kjo është marrëveshje në kuadër të të gjitha federatave, në takimet që kemi pasur BSPK ka dalë publikisht me një ide, që rritja e pagave të jetë 4%, po të jetë ai 4% i vlerës së pagës momentale që merr kryeministri”, shtoi Jasharaj.
Rritja e pagave po shihet si zgjidhje e situatës në të cilët gjendet arsimit, krahas sektorëve të tjerë. Mirëpo, rritja në atë përqindje të cilën kërkon SBASHK-u po shihet e pamundur sepse buxheti i Kosovës nuk mund të përballojë.
“Ministri i Arsimit ka thënë se me tërë mundësitë dhe kënaqësitë do të angazhohen, mirëpo mundësitë buxhetore nuk e lejojnë një rritje të tillë, së paku 10% ne kemi kërkuar, që nëse do të kishte një rritje të tillë do të kishim një situatë ndryshe edhe në arsim edhe në sektorët tjera”, bëri të ditur kryetari i SBASHK-ut.
Vendimi për greva do të merret së shpejti, atëherë kur kryetari i BSPK, Avni Ajdini dhe sindikatat të mbajnë një takim dhe të marrin një qëndrim për këtë çështje.
Kujtojmë se që nga 1 janari të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin pagë nga buxheti i Republikës se Kosovës kanë marrë rrogë me rritje në nivelin 4% mbi pagën bazë.
Express ka raportuar se me rritjen e pagave të prokurorëve dhe qeveritarëve nuk po pajtohen edhe mjekët. Ata kanë paralajmëruar grevë që fillon nga sot me kërkesë kryesore rritje të pagave.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%