Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka diskutuar lidhur me nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Radiotelevizionin e Kosovës. Ata kanë rënë dakord që të thërrasin në një takim të gjithë akterët e interesuar për hartimin e këtij ligji, për të mbledhur të gjitha vërejtjet e tyre. Pas kësaj, kanë vendosur që të mbajnë një punëtori tri ditore, në të cilën do të hartojnë Projektligjin.
Kryetari i Komisionit, Nait Hasani ka propozuar që të merret si model Ligji slloven për transmetuesin publik dhe të shikohen në ato pika ku nuk ka pasur dakordime në mandatin e kaluar.
Pikat kryesore që do të diskutohen janë mënyra e financimit, prona, numri i anëtarëve të bordit dhe përzgjedhja e drejtorit të përgjithshëm.
Deputeti Milaim Zeka ka propozuar që të vizitojnë edhe televizionin publik të Suedisë, për të marrë edhe atë si model gjatë hartimit të ligjit për RTK. Për këtë ka thënë se do të kërkojnë nga ambasada që ta mbështet financiarisht.
Gjatë takimit u diskutua edhe për përfshirjen apo jo të RTK-së në punëtori. Në fund u dakorduan që RTK dhe palët tjera të jenë vetëm në takimet ku do t’i shpalosin vërejtjet, por jo edhe gjatë hartimit të ligjit.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...