Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mund të largohet nga Manchester United gjatë këtij muaji.
Sipas “ESPN” Ibrahimovic është shumë afër kalimit në LA Galaxy në SHBA dhe se tashmë kanë arritur një marrëveshje.
Ibrahimovic, i cili u rikthye në fushë në muajin nëntor pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju prillin e shkuar, ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve që iu shfaqën sërish në gju, ka qëndruar larg skuadrës dhe pritet që javën e ardhshme të rifillojë stërvitjen.
Por, transferimi i Alexis Sanchez në United, paraqitjet e sulmuesit suedez do të reduktohet, duket shtuar si fakt edhe formën e mirë të Anthony Martial.
36 vjeçari mendohet se e ka kuptuar se koha e tij te ‘djajtë e kuq’ ka përfunduar dhe se është i hapur për një kalim në futbollin amerikan.
‘Ibracadabra’ për United është paraqitur në 53 ndeshje duke shënuar 29 gola. /arbresh.info/
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë