Bojken Lako, gati të festojë ditëlindjen artistike

11:50 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Ai është një nga kantautorët më të veçantë të skenës muzikore shqiptare. Bojken Lako, 25 vjet me këngë, klipe e pjesëmarrje në festivale vazhdon jo vetëm jetën e tij artisike, por merret edhe me zbulimin e talenteve të reja muzikore.

Këtë mëngjes ai ishte i ftuar në Wake Up teksa rrëfeu edhe detaje rreth koncertit recital që pritet të mbajë në maj, në një bashkëpunim me kompozitorin Alban Laro.

“Do të jenë diku tek 17-18 këngë, të përzgjedhura nga albumet e mia ndër vite.Orkestrimi do të jetë nga kompozitori Alban Laro, një nga të vetmit kompozitorë të muzikës klasike të brezit të ri”-u shpreh kantautori. Pengu më i madh tha Bojkeni është se ka këngë që duhet rishikuar, ndaj ai i është rikthyer studios për riinçizimin e tyre./topchannel/

https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/10156040936224793/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme