Trajneri italian, Genaro Gatusso, është një nga trajnerët më karizmatik që njeh futbolli italian.
Gattuso edhe gjatë karrierës së tij si futbollist ishte njohur me deklartat e tij bombastike, por tani ai edhe si trajneri është duke e vazhduar.
Ai pas fitores ndaj Lazios në derbi gjatë deklaratës së tij për Sky Sport Italia, befasoi gruan e Gianluigi Buffon, Ilaria D’Amico.
Ilaria D’Amico është moderatore në Sky Sports dhe tash e disa vite është në lidhje me portierin legjendar të Italisë, Gianluigi Buffon.
“Puthe me gjuhë Buffonin nga ana ime”, tha ish-mesfushori i Milanit për mikrofonat e kanalit italian.
E tha këtë si një ‘dhuratë’ për ditëlindjen e 40-të të portierit të Juventusit.
Buffon dhe Gattuso kanë qenë bashkëlojtarët për disa vite te Përfaqësuesja e Italisë dhe fituan së bashku Kampionatin Botëror. /arbresh.info/
https://twitter.com/Jo_Reporter/status/957704664929259521
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...