Google ADS

Flasin të diplomuar dhe të punësuar të Fakultetit të Bujqësisë

10:55 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Është mbajtur sot ceremonia e 40 të diplomuarve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë në të cilën merr pjese edhe ambasadori amerikan Greg Delawie.

Në këtë ngjarje kanë folur edhe të diplomuar dhe të punësuar të Fakultetit të Bujqësisë.

Armend Skendaj përfaqësues i firmës ‘Agmia Foods’ ka thënë se ka të punësuar në këtë firmë.

“I kemi 40 të punësuar për vite dhe gjatë sezonës rriten punëtor më shume po ashtu kemi 3 agronom. Investimet tona janë investime më të gjatë dhe është një ndër kontribuuesit kryesor në Kosovë. Ne jemi ata që kemi marr përsipër prej një bujqësisë të vogël në një bujqësi industriale”, ka thënë ai.

Ai ka treguar si është bërë përzgjedhja e të diplomuarve. “Përzgjedhja e të punësuarve është e madhe ku duhet të qesim shpallje. Pra programi për zgjedhjen e të punësuarve kanë qenë shume i lehtë sepse janë përzgjedhor dhe janë të selektuar “, ka thënë ai.

Ndërsa Ermira Isufi agronome në kompaninë Agmia Fruites ka thënë se i është dhënë mundësi punësimi menjëherë pas diplomimit.

“Arsyeja qe unë kam aplikuar në punën praktike për 3 muaj dhe pas përfundimit unë do të mësoja më shumë nga mësimi teorik në punën praktike. Kur fillova ta bëjë këtë punë nuk ishte edhe aq e lehtë pas teorisë. Këta tre muaj praktik kanë qenë shumë të mirë dhe kam shfrytëzuar shumë rastin të mësoj çdo gjë. Andaj shpresoj që ky program të fuqizohet edhe me shumë dhe të jetë shpresë për gjeneratat e tjera”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme