Google ADS

Bruno Mars triumfon në mbrëmjen e çmimeve “Grammy”

10:52 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Edicioni i 60 i çmimeve “Grammy” u mbyll me triumfin absolut të Bruno Mars.

Këngëtari i lindur në Hauai rrëmbeu 6 çmime në mbrëmjen e atyre që njihen si Oscar-ët e muzikës, duke përfshirë këtu albumin e vitit për “24k magic” dhe këngën e vitit “That’s What I Like”.

32-vjeçari la prapa reperë të njohur si Jay-Z dhe Kendrick Lamar, për të cilin shumë kritikë kishin qenë të bindur se do ta rrëmbente trofeun e albumit të vitit me “Damn”. Votuesit në fund zgjodhën që ai të dominonte kategoritë “rap” dhe Bruno Marsi të merrte gati të gjithë çmimet e mbrëmjes.

Alessia Cara u shpall artistja e re më e mirë dhe e kjo e bëri atë të vetmen femër që fitonte një çmim të rëndësishëm në ceremoninë gala të mbajtur në Nju Jork. Yje si Lady Gaga, Kesha, Lorde dhe SZA u lanë në hije me vetëm 17 çmime në total të shpërndara për femrat nga 86 që ishin gjithsej. Kjo mungesë ekuilibri u pa si e papërshtatshme, aq më tepër në një natë ku shumë prej artistëve mbërritën në spektakël me një trëndafil të bardhë, për të treguar mbështetjen e tyre ndaj lëvizjeve kundër ngacmimit seksual dhe pabarazisë.

Këngëtari britanik i popit, Ed Sheeran mori vlerësimin e performancës më të mirë solo për “Shape of You.” Me 5 miliardë klikime, videoja më e parë e vitit, “Despacito” ishte nominuar si kënga dhe rekordi i vitit, por nuk arriti të fitonte.

Në nderim të viktimave të vrara në koncertet “live”, Maren Morris, Eric Church dhe The Brothers Osborne performuan një version të qetë të këngës së famshme të Eric Clapton “Tears in Heaven,” me emrat e jetëve të humbura në panelin gjigant pas tyre./topchannel/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme