“Fakulteti i Bujqësisë mundësi e mirë për ata që e duan këtë sektor”

10:39 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Dekani i fakultetit të Bujqësisë, Skendër Kaqiu në ceremoninë e 40 të diplomuarve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë ka thënë se programi USAID iu kan ndihmuar mjaft shumë.

“Sot kemi shumë student që janë dipl0muar dhe punësuar në shume kompani. Po ashtu ata janë përgatitur për të punuar më mirë. Në këtë rast na ka ndihmuar programi USAID dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.  Numri i përgjithshëm i studentëve tanë që janë punësuar në kompani në vend po ashtu edhe në punë praktike që janë paguar, janë 70 student “, ka thënë ai.

Sipas tij përkrahësit më të mëdhenj në ishin amerikanët.

“Në këtë drejtim përkrahësi më të mëdhenj ka qenë Ambasada Amerikane. Po  ashtu kemi vizita të pedagogeve nga fakulteti amerikan.  Me qëllim të qasjes në sektorin privat ne kemi filluar punën me sektorin privat dhe jemi në përfundim të një instituti në kuadër të fakultetit të bujqësisë dhe në  për këtë projekt e kemi  përkrahjen e USAID. Ne jemi të angazhuar që fakulteti ynë të jetë më aktiv në industrinë ushqimore”, ka thënë ai.

Sipas tij janë ndarë edhe bursa për studentë.

“ Qeveria hungareze dhe MASHT ka ndarë bursa dhe 32 student tanë kanë fituar bursa në drejtimin bachelor dhe master. Për veq ngritjes profesionale, studentët tanë kanë besim të kyqjes në pune pra nuk parqet vetëm marrjen e një diplome. Fakulteti ynë është i përkushtuar për studentet tanë”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme