Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar interesimin për Javier Pastoren e Paris Saint-Germain.
Ausilio ka folur për një transferim të mundshëm të sulmuesit anglez, Daniel Sturridge nga Liverpooli në formë të huazimit, si dhe për të ardhmen e mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic.
“Jemi të lumtur dhe krenar që një lojtar i Pastore e shikon Interin si një mundësi. Mund të konfirmoj se gjithmonë ka pasur një ‘ndjenjë’ mes Interit dhe Pastors”, ka thënë Ausilio për Mediaset Premium.
“Njerëzit po harrojnë se Interi ka skuadër të fortë dhe ka transferuar tashmë Lisandro Lopezin dhe Rafinhan këtë muaj”.
“Në momentin që zgjedhim një lojtar, pavarësisht emrit, ne e bëjmë duke menduar se ai është i duhuri për projektin tonë”.
“Kalimi te Interi nuk të siguron një vend në formacion, këtu ka skuadër të fortë dhe vendi duhet të meritohet ditë pas dite në stërvitje”.
“Sturridge? Nuk ndjej se duhet të largoj ndonjë nga lista e mundshme, por në repartin sulmues kemi tashmë lojtarë me të cilët jemi të kënaqur”.
“A do të largohet Brozovic? Jo”, ka shtuar për fund Ausilio.
Interi nuk arriti më shumë se një barazim ndaj SPAL 2013 në takimin e fundit të Serie A, duke u renditur në pozitën e katërt me 45 pikë. /arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën