Google ADS

Westbrook i pandalshëm, udhëheqë Oklahoman në fitoren e tetë radhazi

10:12 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Oklahoma City Thunder ka vazhduar me paraqitje të jashtëzakonshme dhe fitore në NBA.

Thunder kanë marrë fitoren e tetë radhazi, derisa kësaj radhe ‘viktima’ e tyre ishte Philadelphia 76ers.

Të udhëhequr nga MVP i sezonit të kaluar Russell Westbrook, Thunder triumfuan me 10 pikë diferencë 122-112.

Westbrook ishte i pandalshëm ku shënoi 37 pikë, bëri 14 asistime ndërsa për një kërcim nuk arriti shifrën magjike ‘Triple Double’.

Paraqitje tejet të mirë pati edhe Paul George me 31 pikë, katër kërcime e katër asistime, ndërsa qendra Steven Adams shtoi 20 pikë e bëri 13 kërcime.

Joel Embiid dhe Ben Simmons ishin më efikasit tek mysafirët ku afrikani shënoi 27 pikë ndërsa talentin australian kontribuoi me 22 të tjera.

Oklahoma vazhdon të mbetët në pozitën e pestë në Konferencën Perëndimore ndërsa 76ers në të tetën në Lindje.

Ndërkohê me fitore ka vazhduar edhe finalisti i vitit të kaluar Cleveland Cavaliers.

Cavs ishin nikoqir të Detroit Pistons ku triumfuan lehtësisht 121-104.

LeBron James ishte më meritori për këtë fitore me 25 pikë, 14 asistime e tetë kërcime, ndërsa Kevin Love shtoi 20 të tjera.

Cleveland mbetën në pozitën e tretë në Lindje ndërsa Pistons janë shtatë pozita më poshtë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme