Google ADS

Filmi kosovar “Basti” do të përkrahet nga Agjencia e Filmit në Maqedoni

13:52 | 19 Korrik 2015
Arbresh.info

Filmi “Basti” me skenar nga Besim Hysaj dhe regji nga Ujkan Hysaj ka fituar mbështetje edhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni në konkursin e projekteve filmike për vitin 2015.

“Basti” (titull pune) është një film i zhanrit dramë, i cili flet për një të dënuar me pushkatim të cilit ia shtyjnë ekzekutimin për dy ditë pasi ai e jep fjalën (besën) se pasi të shkoi në shtëpi për ta takuar familjen do të kthehet.

Në këtë film luajnë: Shkelqim Islami, Sefedin Nuredini, Blerta Ismajli edhe Arbnesha Grabovci- Nixha.

Ky film ka mbaruar xhirimet në muajin prill të këtij viti dhe është prodhim i shtëpisë filmike ‘Ajo Pictures’, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Ky është filmi i tretë i mbështetur nga QKK që ka gjetur financim edhe në Maqedoni, pas filmit “Babai” dhe “Home Sweet Home”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme