Përurohet laboratori për analiza të produkteve bujqësore

07:25 | 29 Janar 2018
Arbresh.info

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se sot në Institutin Bujqësor në Pejë, do të bëhet përurimi i laboratorit për analiza të produkteve bujqësore dhe serrës eksperimentale.

Ky investim është realizuar në kuadër të projektit italian “KosAgri”, të cilin e ka  mbështetur edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në ceremoninë e përurimit të këtyre investimeve do të marrë pjesë ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, udhëheqës të Institutit Bujqësor në Bari të Italisë, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e  Prishtinës, si dhe palë tjera të interesit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme