Google ADS

“Unë jam gjeni i qëndrueshëm”, thotë Donald Trump

01:31 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është gjeni i qëndrueshëm dhe se gjithmonë konsumon ushqim të shëndetshëm.

Në një intervistë për IVT ai është pyetur për shëndetin dhe disa perceptime rreth shëndetit të tij mental, pasi shpesh u tha që ai është i “çmendur dhe fizikisht i papërshtatshëm”, transmeton portali arbresh.info

“Unë jam gjeni i qëndrueshëm”, tha Donald Trump.

Kur u pyet nëse konsumon hamburger dhe Coca Cola, Trump tha: “Unë ha ushqim të mirë, në të vërtetë nga kuzhinierët më të mirë në botë. Unë ha ushqim të shëndetshëm”.

Ai tha se do të konsideronte të qëndronte në marrëveshjen e klimës së Parisit, por se do të duhej të ishte një marrëveshje e mirë për Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme