Gjermani: Gruaja padit fqinjin pasi arrat nga pema e tij ranë në makinën e saj

00:29 | 29 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një gjykatë në Gjermani ka vendosur kundër një gruaje e cila kishte paditur fqinjin e saj, pasi disa arra nga pema e tij kishin rënë në makinën e saj.

Sipas gjykatës rënia e arrive është fakt i natyrës dhe nuk ka të bëjë me pretendimin e gruas, transmeton portali arbresh.info

Ajo kishte kërkuar rreth 4 mijë euro dëmshpërblim për shkak të dëmtimit të makinës së saj.

Degët e pemës së arrive kishin arritur deri në 1.5 metra mbi pronën e gruas, duke kapërcyer edhe pronën se ku qëndronte makina e saj.

Dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Qarkut në Frankfurt me vlerë prej 3.866.36 euro.

Ajo argumentoi se përgjegjësia e të pandehurit ishte që të siguronte pemën në mënyrë që të mos përbënte rrezik për askë./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme