Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku, duke i dhënë një prioritet të veçantë zhvillimit të turizmit në Shqipëri, e konsideron të domosdoshëm integrimin e tij në paketën rajonale dhe botërore të zhvillimit.
Ky është një obligim që tashmë kemi nisur të realizohet, thotë ai në një intervistë për ATSH, duke përmendur vendet turistike rreth nesh si Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia apo Greqia.
“Duke bashkëvepruar me operatorët tanë turistikë, do të bëjmë të mundur aplikimin e paketave të përbashkëta turistike rajonale por edhe në mbarë botën”, thotë ai.
Shqipëria duke pasur të gjitha resurset për të zhvilluar një turizëm gjithëvjetor, ka nisur të aplikojë këto paketa.
Në qoftë se për vitin 2017 në vendin tonë u futën rreth 5 milionë turistë të huaj, ishte kjo iniciativë që solli vizitorë nga e gjithë bota të cilët më pas e reklamuan Shqipërinë si një zbulim në fushën e turizmit.
Jo vetëm bregdeti tërhoqi kaq shumë vizitorë, por ishte edhe natyra, peizazhi mahnitës i maleve dhe ujërave tona, asetet kulturore të shtrira në gjithë hapësirën shqiptare, turizmi historik dhe ai kulturor që sollën dhe një prurje të konsiderueshme në ekonominë shqiptare me rreth 1.5 miliard lekë.
“Rajoni jonë ka disa pika të përbashkëta përsa i përket lëvizjes turistike ku mund të përmendet via Dinarika që përshkon disa shtete dhe me bukuri të larta natyrore. Kemi pika të përbashkëta me Malin e Zi, me Kosovën, me Maqedoninë dhe Greqinë që po shfrytëzohen me sukses nga operatorët tanë turistikë”, shprehet ai.
“Nxitja, bashkëpunimi dhe kujdesi ndaj operatorit turistik privat, do të jetë dhe çelësi i suksesit për sa përket zhvillimit turistik rajonal dhe botërorë në të ardhmen”, thotë Çeku për ATSH.
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...