Google ADS

Trump “në luftë” me Jay-Z

23:42 | 28 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti Donald Trump ka goditur reperin Jay-Z pasi ky i fundit e quajti atë “insekt” dhe e sulmoi për trajtimin ndaj pakicave.

Në një postim në mediat sociale, Trump tha se “papunisa e njerëve me ngjyrë është më e ulta në rekord dhe kjo sapo është raportuar”, transmeton portali arbresh.info

Papunësia e njerëve me ngjyrë në SHBA qëndron në 6.8 përqind, duke shënuar kështu një rekord të ulët.

Megjithatë, kritikët thonë se rritja ekonomike filloi gjatë mandatit të Barack Obamës dhe se papunësia vazhdon të mbetet e lartë  te njerëzit me ngjyrë.

Jay-Z dhe gruaja e tij Beyonce, kanë mbështetur fuqishëm Barack Obamën dhe në zgjedhjet e fundit janë deklaruar hapur se mbështesin Hillary Clinton./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme