Luan Shllaku tregon hapat se si rregullohet shpejt ajri në Prishtinë

22:33 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Prishtina ditëve të fundit është bërë qyteti me ajrin më të ndotur në botë. Niveli i ndotjes së ajrit në kryeqytet është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin.

Drejtori i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku, ka treguar hapat se si, sipas tij, mund të rregullohet shpejt ajri në Prishtinë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se duhet të anulohet vendimi për importin e automjeteve pa kufizim moshe, si dhe të vendoset standarde të reja për nivelin e lëshimit të ndotësve nga makinat.

Shllaku ka porositur qytetarët të mblidhen sa më parë para qeverisë, për ta shtyrë atë të marrë një vendim të tillë.

Shkrimi i Shllakut:

E kisha postuar nje vjet me pare. Situate identike kemi keto dite. Mendova se ia vlen ta ri-postoj:

Dy keshilla mjedisore (!) qe lidhen me vlerat e larta te ndotjes se ajrit:

  1. Situara aktuale: parametrat e larte te ndotjes se ajrit vazhdojne ta rrezikojne shendetin publik te qytetareve. Ju qe keni Iphone shkarkojeni aps-in AirVisual, dhe binduni!

Akcioni qe duhet ndermarr: te aplikohet Ligji i Mjedisit ne fuqi, kapitulli Ndotesi Paguan: me termocentralet TC Kosova A dhe Kosova B te arrihet nje marreveshje qe ne situata te renda meteorologjike, duhet t’i adaptojne kapacitetet prodhuese me situatat e renda te krijuara. Pastaj, Qeveria te arrin marreveshje konkrete me TC-te per nje periudhe relativisht te shkurter perpara, qe te ndermarrin hapa konkret per redukimin e emisioni te ndotesve, sic beri Kosova A me pare, dhe tash e kemi Kosoven B shume me ndotese… pra mundet te behet.

Qytetaret te kene kujdes qe te informohen per ndotjen jashte dhe t’i evitojne daljet e panevojshme.

  1. Situata aktuale: ne situata kur ajri eshte i ftohte dhe mungon ventilimi i tij, pra kur ska erera, ndotesit qe emitohen nga nje lartesi e vogel mbi toke, pra ndotesit e trafikut dhe emisionet nga tymtaret e shtepijave qe djegin dru ose qymyr, kapen nga kjo situate klimatike, sepse ajri i ftohte nuk mund te ngritet larte, per tu shpernda me tutje. Keshtu, ndotesit nga automjetet mbesin ne ajer duke e rritur dukshem ndotjen qe kryesisht vjen nga TC -te.

Akcioni qe duhet ndermarr: me nje urgjence te pa aplikuar deri tash, te anulohet vendimi per importin e makinave pa kufizim “moshe”, dhe te vendosen standarde te reja per nivelin e emisionit te ndotesve nga makinat – mund te merret cilido standard Europian nga Euro 3 e permbi. Ky standard te aplikohet me perpikmeri nga ata qe deri tash kane abuzuar shume me kontrollet teknike.

Qytetaret te mblidhen sa me pare para qeverise, ashtu siç kane treguar shume here se mund ta bejne, per ta shtyer te merr nje vendim te tille!

Nese Qeveria vazhdon te mos merret me ndotjen atehere duhet ne te merremi me Qeverine!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme