Policia në Moskë ka arrestuar kreun e opozitës Aleksei Navalny në një tubim të thirrur prej tij për të protestuar ndaj zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në mars.
Navalny shkroi në Twetter “Më kanë arrestuar”, dhe u kërkoi mbështetësve të tij të bashkohen me demonstratën.
Më herët të dielën, policia e Moskës hyri në selinë e partisë së zotit Navalny, ku transmetimi i drejtpërdrejtë i videos tregoi policinë që mori në pyetje dhe arrestoi disa anëtarë të stafit të tij.
Kreu i opozitës thotë se votimi i marsit duhet bojkotuar, duke i quajtur ato “pseudo-zgjedhore”. Ai kishte bërë thirrje për demonstrata sot kundër zgjedhjeve në mbarë Rusinë.
Navalny kishte thënë të dielën në një mesazh videoje se prania e madhe e policisë në demonstrata nuk do ta ndalonte atë që të merrte pjesë.
Navalny është ndaluar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale për shkak të një dënimi të pezulluar me burg për akuza që ai thotë se ishin të fabrikuara. Ai pretendon se presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka kaluar 17 vitet e fundit si president ose kryeministër, ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë. Navalny thotë se popullariteti i Putinit është kryesisht për shkak të mediave shtetërore të njëanshme dhe një sistemi zgjedhor që përjashton kundërshtarët legjitimë.
Putin, një ish-oficer i KGB-së, po kandidon si i pavarur, një vendim që disa vëzhgues besojnë se do ta rriste imazhin e tij si një udhëheqës i një kombi në vend të një figure politike partiake.
Aleatët e kanë lavdëruar Putinin për rivendosjen e krenarisë kombëtare dhe rritjen e pozitës së Rusisë si një udhëheqës global me ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe Ukrainë./VoA/
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel