Google ADS

Harry Kane ia tregon kushtet për transferim Real Madridit

22:10 | 28 Janar 2018
Arbresh Info

Harry Kane ka zbuluar kushtet që duhet plotësuar për të finalizuar transferimin e tij në Real Madrid.

Sipas një raporti nga gazeta spanjolle për transferime ‘Diario Gol’, sulmuesi i Tottenham Hotspur është i gatshëm të largohet nga klubi i tij aktual për të kaluar te gjiganti në La Liga gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Kane preferon të punoj nën udhëheqjen e Mauricio Pochettinos sesa nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes, i cili pritet të zëvendësuar menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.

Transferimi i Pochettinos do t’i siguronte ‘Los Blancos’ edhe reprezentuesin anglez Harry Kane, por thuhet se sulmuesi nuk ka dëshirë të luaj së bashku me Karim Benzeman apo Cristiano Ronaldon.

Kane ka kërkuar nga klubi te kryeqyteti spanjoll për të shitur këta dy lojtarë para arritjes së tij.

24-vjeçari ka shënuar 21 gola këtë sezon brenda 23 paraqitjeve në Premierë Ligë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/

Të ngjashme