Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë.
Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G.
Sipas malazezit, E.G fillimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, por me pas ai e ka mbajtur të mbyllur dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Kosovari, sipas edhe të një raportit nga forumi LGBT Progres nga Mali i Zi, e ka mbajtur të mbyllur në Gjakovë për rreth 5 muaj malazezin, dhe gjatë kësaj kohe e ka dhunuar.
Mirëpo, Kristë Gjoka nga Policia e Gjakovës thotë se në rastin që është raportuar në stacionin e Gjakovës, nuk është njoftuar se ka pasur dhunë nga asnjëra palë.
Sipas tij, shtetasi kosovar është ankuar se po e shantazhon ish i dashuri i tij nga Mali i Zi.
Një i ri malazez thotë se u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë
Ndryshe, dje Telegrafi ka shkruar lidhur me rastin e të riut malazez i cili thotë se u përdhunua për 5 muaj në një banesë në Gjakovë.
Forumi LGBT ‘Progres’, me bazë në Mal të Zi, ka publikuar një shkrim në faqen zyrtare të tyre në Facebook, lidhur me rastin e të riut malazez, i cili citohet të ketë rrëfyer lidhur me përdhunimin që ai thotë që i është bërë.
Siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.
Ndërsa, në janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje. /Telegrafi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person