Ambasadorja e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie i ka bërë thirrje Këshilit të Sigurimit të OKB-së të “gjej një rrugë” për të zgjidhur luftën gati tetëvjeçare të Sirisë gjatë një turne të dielën në një kamp refugjatësh sirian në Jordani.
“Është prekëse që të kthehesh në Jordani dhe të jesh dëshmitarë i nivelit të vështirësive dhe traumave mes refugjatëve sirianë, pasi kjo luftë po hyn në vitin e tetë”, tha ajo gjatë vizitës në kampin Zaatarit, transmeton portali arbresh.info
Jolie, e dërguar e posaçme për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, tha se fqinjët e Sirisë, si Jordania, Libani, Turqia dhe Iraku tani janë duke strehuar rreth 5.5 milionë refugjatë.
“Ata me të vërtetë janë një shembull për botën se si duhet solidarizuar në kohë krizash”, tha ajo para gazetarëve pas vizitës në kamp qe është kthyer në shtëpi për rreth 80 mijë njerëz.
Përgjigjja e UNHCR-së për konfliktin e Sirisë ishte vetëm rreth 50 përqind e financuar gjatë vitit të kaluar.
Jolie, e cila ka bërë udhëtimin e saj të pestë në Jordani, tha se është “shkatërruese që refugjatët janë varur vetëm nga ndihmat humanitare”./arbresh.info/
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...